Qeveria shqiptare ka miratuar 5,191 paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve për mujain qershor 2020.
Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë do të mbulohet nga fondi rezervë i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!
“SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor.
QEVERIA SHQIPTARE miraton:
✅ +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, shkruan në facebook kryeministri Rama.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.