Punonjësit e Google mund të punojnë në shtëpi deri në verën e 2021

28/07/2020 5:48 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kompania Google do t’i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia deri në korrik të vitit 2021, duke e shtyrë rikthimin në zyrë, i parashikuar në fund të këtij viti, – shkruan ‘Wall Street Journal’.

Shkaku është mungesa e sinjaleve të “armëpushimit” nga pandemia e koronavirusit.

 

Aspektet kryesore

CEO i Google, Sundar Pichai, vendosi të zgjasë politikën e punës nga shtëpia, javën e kaluar, pas një diskutimi të brendshëm me drejtuesit e kompanisë – shkruan ‘WSJ’. Në fillim, Google kishte planifikuar të rihapte zyrat në të gjithë botën muajin e kaluar për disa punonjës, ndërkohë që pjesa më e madhe nuk do të rikthehej në zyrë deri në fund të vitit 2020.

Shifrat

Kjo masë do të prekë thuajse 200 mijë punonjës, si ata me kohë të plotë, edhe ata me kohë të pjeshme – shkruan ‘Wall Street Journal’.

Situata

Kur situata e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit u përkeqësua në SHBA, gjigantët e teknologjisë ishin të parët që vunë në zbatim punën nga shtëpia, në mars. Në fillim, punonjësit e Amazon u njoftuan se mund të punonin nga shtëpia deri më 2 tetor, më pas data shty më 2 janar të vitit të ardhshëm.

Punonjësit e Microsoft ndoshta do të jenë të parët që mund të kthehen në zyrë, me një rihapje të parashikuar në tetor. Por ndërkohë, numri i të prekurve po rritet dita-ditës, si edhe numri i të shtruarve dhe atyre që humbin jetën në të paktën 30 shtete, mes të cilave edhe Kalifornia. Për pasojë. Google mund të jetë një nga të shumtat kompani që do ta shtyjë vendimin për të punuar nga shtëpia përtej janarit.

Sipas shumë njerëzve pranë Pichai, pandemia ngacmoi kureshtjen e tij që para se të përhapej në gjithë botën. Ai nisi të lexojë dokumente studimore mbi virusin që në janar, para se të bëhej një lajm i faqeve të para dhe e mori vendimin në fillim të marsit, që të mbyllte zyrat e kompanisë dhe punonjësit të punoni nga shtëpia.

Google ka hapur pjesërisht disa zyra më të vogla në vende jo shumë të prekura nga pandemia si Australia, Greqia dhe Tajlanda.

Kujtojmë se në maj, Twitter njoftoi se do t’i lejonte punonjësit të punonin nga shtëpia përgjithnjë, cilido që do ta donte këtë mundësi. Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, deklaroi se parashikon që gjysma e punonjësve të rrjetit social të punojnë nga shtëpia në dekadën e ardhshme.

Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of