Pyllëzimi, bie ritmi i Shqipërisë, mesatarisht vetëm 0.7 hektar në vit

29/06/2021 12:00 PM 0 komente

Shpyllëzimi në vend përjetoi rritjen më të madhe të tij në vitet 1990-2000 duke lënë pas pasoja të jashtëzakonshme për mjedisin dhe komunitetet në rajonet e prekura.

Një raporti i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO) tregon ecurinë që kanë pasur vendet në tre dekada për të eliminuar pasojat, duke rritur sipërfaqen e pyjeve.

Shqipëria, në dekadën 2010-2020, ka pasur një zgjerim të pyjeve mesatarisht në 0.7 hektar në vit /për çdo 1000 hektarë. Kjo përbën vetëm 0.09% të totalit.

Ritmi i zgjerimit të pyjeve është ngadalësuar në raport me dekadën e mëparshme që është ajo mes viteve 2000-2010. Në atë periudhë, zgjerimi i pyjeve ishte mesatarisht 1.3 hektarë për vit/për çdo 1000 hektarë apo 0.16% e totalit të pjesës së pyllëzuar.

Në vitet 1990-2000 nuk kishim të bënim me zgjerim të pyjeve por me tkurrje të tyre që llogaritej në 2 hektarë në vit për çdo 1000 hektarë sipërfaqe çka në përqindje ishte 0.25 për qind.

Shqipëria sipas të njëjti raport është një ndër tre vendet me nivelin  më të lartë të pyllit të destinuar për prodhim.

“Tre vende – Shqipëria, Danimarka dhe Mali i Zi – raportuan se 80% ose më shumë e zonës së tyre pyjore e kanë të përcaktuar kryesisht për prodhim. Nëntë nga dhjetë vendet me pjesën më të madhe të zonës pyjore të caktuar kryesisht për prodhim janë në Europë”, thuhet në raport.

Ky i fundit sa u takon zonave të mbjella për të shtuar pyjet nuk ka shifra për Shqipërinë. I vetmi me një shifër të kësaj natyre është viti 2010 ku thuhet se sipërfaqja e mbjellë si pyll është 70 hektarë për çdo 1000 hektarë.

Në vitin 2016 qeveria miratoi moratoriumin e pyjeve për Shqipërinë për një afat 10 vjeçar. Në këtë ligj thuhet se bëhet ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, tregtimi i produkteve të tij, ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i qymyrit të drurit.

Ky ligj ka edhe përjashtimet e tij që lidhen me  shfrytëzimi i lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri. Rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor dhe kullosor, referuar legjislacionit në fuqi si dhe shfrytëzimi i lëndës drusore për rigjenerimin, shëndetësimin e pyjeve dhe pastrimin e mbetjeve drusore.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of