Kompanisë ajrore Qatar Airways i është dhënë licencë për fluturimet nga Doha në Beograd pasi dy vendet nënshkruan një marrëveshje bilaterale mbi trafikun ajror.
Qatar Airways pritet të kryejë katër fluturime në javë nga Doha në Beograd duke filluar nga shtatori. Shërbimi pritet të jetë opertiv përmes linjës së Ankarasë, kryeqytetit turk. Por, Turqia nuk duket e gatshme t’ia japë këtë të drejtë. Pavarësisht zhvillimeve për liberalizimin, mbeten pengesa të shumta në linjat ajrore drejt Turqisë dhe prej saj. Si Kroacia dhe Serbia kanë pasur problem këtë vit me fluturimet drejt Turqisë.