Në punë, është më e shëndetshme dhe produktive të jeni vetvetja – thotë një studim.
Kërkimi analizon 65 studime, duke u përqendruar se çfarë ndodh pasi njerëzit në një vend pune shfaqin një identitet të fshehur (‘të sikletshëm’), si një çrregullim mendor, një paaftësi fizike, shtatzëninë apo orientimin seksual. Eden King, bashkautore e studimit dhe profesore e asociuar e psikologjisë në Rice University, e cilëson vendimin për të shprehur një identitet të stigmatizuar, të vështirë.
“Vendimi, ka dy anë, një pozitive dhe një negative” – thotë ajo. Kërkimi tregon, në mënyrë dërmuese, se megjithatë njerëzit me stigma jo të dukshme (probleme shëndetësore apo orientimi seksual), të cilët jetojnë të lirshëm në vendin e punës, janë më të lumtur me jetën e tyre në përgjithësi dhe më produktivë në punë. Vetëzbulimi zakonisht është një përvojë pozitive, pasi u jep mundësinë njerëzve të përmirësojnë lidhjet, të krijojnë marrëdhënie me të tjerët dhe të çlirojnë mendjen nga mendime të padëshiruara – thotë King.
Punonjësit që i shprehën stigmat e tyre jo të dukshme përjetonin më pak ankth në punë dhe kënaqësi dhe angazhim më të madh në punë. Jashtë punës, ata përjetonin më pak stres psikologjik dhe kënaqësi më të madhe për jetën e tyre.
Por studimi gjeti se të njëjtat rezultate nuk vlenin për njerëzit me karakteristika të dukshme, si për shembull raca, paaftësia fizike dhe orientimi seksual.
“Këta njerëz veprojnë në një tjetër mënyrë nga të parët” – thotë King. “Të njëjtat vendime të vështira për të treguar ose jo këtë ‘identitet’ – për të mos folur pastaj për pyetjet se kujt, si, kur, ku për ta shfaqur atë janë ndoshta më pak thelbësore për përvojat e tyre psikologjike” – shprehet psikologia.
“Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve e vlerëson marrjen e informacioneve të reja mbi të tjerët – shfaqja e stigmave të dukshme me shumë gjasa, ka më pak ndikim” – shton King. Kërkuesit thonë se studime më të thelluara do të ndihmojnë për të kuptuar arsyet për të shprehur stigma të ndryshme. Ata shpresojnë që ky studim do të ndihmojë vendet e punës dhe politikëbërësit të mbrojnë njerëzit me stigma nga diskriminimi.
Studimi u publikua në Journal of Business and Psychology. Bashkautorë të tjerë janë Rice University, Texas A&M University, University of Memphis, Xavier University, Portland State University dhe University of California, Berkeley.
*Amy McCaig, Senior Media Relations Specialist, Rice University
Burimi: World Economic Forum