‘Qetësohen ujrat’ teksa Turqia emëron shefin e ri të bankës qëndrore

13/04/2016 10:09 AM 0 komente

Qeveria e Turqisë të hënën emëroi zëvendës shefin e bankës qendrore turke si guvernator të ri të saj, duke i dhënë fund javëve të pasigurisë dhe duke qetësuar tregjet të cilët i druheshin një zgjedhje të paprovuar.

Kryeministri Ahmet Davutoglu fillimisht emëroi zëvendës guvernator të bankës qendrore Murat Cetinkaya për të zëvendësuar Erdem Basci, kur mandati i tij të skadonte më 19 prill.

Vendimi u miratua më pas nga kabineti, zëdhënësi i qeverisë dhe zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus thanë gazetarët.

Ka pasur shqetësime të konsiderueshme në tregjet mbi zëvendësimin e figurës së respektuar të Basci, me frikën se presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të favorizojë ndonjë besnik i cili do të ndjekë një politikë monetare ekspansioniste.

Por emërimi i Cetinkaya i risiguroi tregjet, të cilën u lumturuan të shohin një figurë të zgjedhur nga zemra e komitetit të politikës monetare dhe jo një të panjohur.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of