Qeveria akordon 39 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit, si do të përdoren në Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë

08/07/2020 8:25 PM 0 komente

Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondit prej rreth 4.8 miliardë lekë (39 milionë euro), të miratuar në buxhetin e vitit 2020, për rindërtimin pas tërmetit në bashkitë që u dëmtuan rëndë nga goditja e 26 nëntorit. 67% e këtij fondi shkon për Bashkinë e Durrësit, e cila shënoi dhe dëmet më të mëdha nga tërmeti me pasoja shkatërruese.

Ky fond, sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, do të përdoret për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.

Pjesa më e madhe e këtij fondi, 3.2 miliardë lekë, i transferohet Bashkisë Durrës. Nga kjo shumë, 2.1 miliardë lekë do të përdoret për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para. Rreth 1.1 miliardë lekë do të shkojnë për financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat).

Bashkia Tiranë merr një fond prej 702 milionë lekësh, rreth 80% e të cilit do përdoret për rikonstruksion dhe pjesa tjetër për ambientet e përbashkëta.

Bashkisë Lezhë i transferohet fondi prej 249 mln lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para .

Bashkisë Krujë i transferohet fondi prej 660.7 mln lekësh lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 18.2 mln  lekësh, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of