Zinxhirët masivë të shitjes me pakicë në Bullgari janë duke nxitur aktualisht një rritje prej 80-90% të çmimeve të produkteve ushqimore, tha për Nova TV, ministri i Ekonomisë, Nikola Stojanov.
Kabineti po planifikon të paraqesë një “tavan” të rritjes së çmimeve tregtare deri në 20% ose 25%.
Shitësit me pakicë që vendosin një marzh më të madh do të detyrohen ta deklarojnë atë në Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili do të kontrollojë formimin e çmimit.
Qëllimi i qeverisë është të ulë çmimet me 20-30%.
Sipas ministrit, rritja e inflacionit është nxitur edhe nga shtimi i të ardhurave në vitin 2022.