Këshilli bullgar i Ministrave pritet të mbajë një session të rregullt sot.
Kabineti bullgar pritet të diskutojë një projekt-dekret mbi ndryshimet në Dekretin 136 të Këshillit të Ministrave për krijimin e një Këshilli Kombëtar për Politikat Anti-korrupsion, i cili është një organ ndër-institucional me funksion këshillues, koordinues dhe kontrollues në drejtim të hartimit dhe zbatimit të politikave në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit.
Këshilli kombëtar kundër korrupsionit do të koordinojë zhvillimin dhe do të përditësojë project-strategjitë, programet dhe planet në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit; do të monitorojë dhe raportojë mbi zbatimin e dokumenteve të miratuara strategjike dhe programore dhe do të organizojë vlerësime të pavarura të jashtme për zbatimin e tyre; do të diskutojë rezultatet e implementimit të politikave anti-korrupsion dhe do të propozojë masa për të rritur efikasitetin e tyre; do të diskutojë informacionin dhe problemet konkrete në zbatimin e politikave anti korrupsio; etj.