Ish-ministrja e Ekonomisë dhe deputetja e Durrësit znj.Milva Ekonomi do të jetë koordinatore kombëtare për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, tërmeti i datës 26.11.2019.
Në mbështetje të nenit 19, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, dhe të vendimit nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, në zbatim të masave të marra pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore në qarqet e Durrësit, Lezhës dhe të Tiranës, i mbledhur sot më 5.12.2019, Këshilli Ministrave e ka caktuar znj. Milva Ekonomi me detyrën e Koordinatorit Kombëtar.
Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara ngafatkeqësia natyrore të bëhet në përputhje me metodologjinë PDNA (vlerësimi i nevojave pas fatkeqësisë), që përdoret nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe PNUD-i.
Koordinatori Kombëtar raporton te drejtuesi qendror i operacionit ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore çdo javë ose me kërkesë të tij.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.