Të gjithë tatimpaguesit do të deklarojnë tanimë on line. Kjo do të jetë forma e vetme e të gjitha deklaratave tatimore. Sipas ndryshimit të bërë vendimit “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, përcaktohen si dokumente tatimore në funksion të këtij vendimi librat e blerjes dhe të shitjes të tatimpaguesve të regjistruar për TVSH-në dhe tatimin mbi fitimin. Ndërkohë që sipas vendimit të shfuqizuar, përcaktoheshin si dokumente tatimore librat e blerjes dhe të shitjes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.