Përveç burimeve tradicionale të huamarrjes, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po vlerëson mundësitë e përdorimit edhe të alternativave të reja financimi.
Në strategjinë e re të menaxhimit të borxhit 2022-2026 vlerësohet ndryshimet klimatike përfaqësojnë një kërcënim potencial për shoqëritë njerëzore dhe ekonomitë, e për rrjedhojë shoqërohen edhe me kosto mjedisore, ekonomike dhe sociale, janë duke u vlerësuar alternativat për të adresuar këto sfida të cilat kërkojnë angazhimin të shtuar të qeverive.
Bazuar në eksperiencën ndërkombëtare, gjatë viteve të fundit, instrumentet e rinj si Green Bond, Social Bond, Sustainability Bonds dhe Sustainability-Linked Bonds janë bërë një mjet i rëndësishëm për të adresuar ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe sfidat e lidhura me to.
Disa ndër alternativat e reja të cilat janë në proces vlerësimi paraqiten si më poshtë:
– Green bonds: instrumenta ku të ardhurat ose një shumë ekuivalente përdoren ekskluzivisht për të financuar ose rifinancuar, pjesërisht ose plotësisht, projekte të reja dhe/ose ekzistuese me përfitime mjedisore (ICMA, Green Bond Principles, 2021). Kategoritë e projekteve “green” të sugjeruara nga parimet përfshijnë: energjinë, ndërtesat, transporti, menaxhimi i ujit, menaxhimi i mbetjeve dhe kontrolli i ndotjes, asetet e bazuara në natyrë duke përfshirë përdorimin e tokës, bujqësinë dhe pylltarinë, industria komerciale me energji intensive, si dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimi (TIK).
– Social bonds: instrumenta ku të ardhurat ose një shumë ekuivalente përdoren ekskluzivisht për të financuar ose rifinancuar, pjesërisht ose plotësisht, projekte të reja dhe/ose ekzistuese me përfitime sociale (ICMA, Social Bonds Principles, 2021). Kategoritë e projekteve sociale përfshijnë infrastrukturën bazë të përballueshme, aksesin në shërbimet thelbësore, strehimin e përballueshëm, gjenerimin e punësimit, sigurinë ushqimore dhe avancimin socio-ekonomik.
– Sustainability Bonds: instrumenta ku të ardhurat ose një shumë ekuivalente përdoren ekskluzivisht për të financuar ose rifinancuar, pjesërisht ose plotësisht, kombinimin e projekteve të reja dhe/ose ekzistuese me përfitime mjedisore dhe sociale.
– Sustainability-Linked Bonds: (“SLBs”) instrumenta për të cilët karakteristikat financiare dhe/ose strukturore mund të ndryshojnë në varësi të faktit nëse emetuesi arrin të paracaktojë qëndrueshmërinë/objektivat mjedisore dhe/ose sociale dhe/ose të qeverisjes (ICMA, Sustainability-Linked Bond Principles, 2020). Gjatë procesit të vlerësimit të instrumenteve të reja MFE do të ketë në konsideratë komponentët e mëposhtëm për secilin instrument.
Avantazhet dhe Disavantazhet e përdorimit të këtyre instrumentave alternative të financimit paraqiten si më poshtë.
Avantazhe:
– Janë tërheqëse për investitorët pasi sigurojnë fitime dhe mbështesin kauzat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes njëkohësisht.
– impakte pozitive mjedisore ose sociale.
– Sinjalizimi. Sinjali i përkushtimit ndihmon në mobilizimin e të tjerëve për kauzën.
– Diversifikimi.
– Rritje e reputacionit të emetuesit (p.sh. marketing mund të nxjerrë në pah kredencialet e gjelbërta/ sociale të emetuesit dhe mbështetjen për investimet e gjelbërta).
– Qasja në “ekonomitë e shkallës”, pasi shumica e kostove të emetimit janë në ngritjen e proceseve.
– Rritja e transparencës dhe llogaridhënies për përdorimin dhe menaxhimi i të ardhurave, duke u bërë një mjet shtesë për menaxhimin e rrezikut.
Disavantazhe:
– Ka sfida dhe pasiguri për emetuesit e e këtyre instrumentave të rinj, pasi tregu është ende i ri.
– Green, Social, Sustainability Bonds nuk janë më të “lira”.
– Kombinimi i premtimeve për blerësit e këtyre instrumentave dhe masave shtrënguese fiskale mund të ketë pasoja të padëshiruara.
– Nuk është e lehtë të identifikohet “ndikimi” nga zbatimi i projektit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.