Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbledhur kabinetin e Qeverisë së Kosovës në një mbledhje urgjente pas tërmetit në Shqipëri. Haradinaj ka njoftuar se ka nisur ekipet e emergjencë së Kosovës për të ndihmuar popullin shqiptar. Ai tha se ekipet tashmë janë në kontakt me autoritetet shqiptare.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 500 mijë për të ndihmuar Shqipërinë.
Ky vendim është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, të thirrur nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ku po diskutohet për situatën e krijuar në Shqipëri.
Përveç kontigjentit të FSK-së dhe Policisë që është dërguar në Shqipëri kryeministri ne detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se ka urdhëruar të që dërgohen edhe ekipet e zjarrfikësve, ekipet e shpëtimit dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës për të ndihmuar.
Haradinaj ka njoftuar se ka nisur ekipet e emergjencë së Kosovës për të ndihmuar popullin shqiptar.
Ai tha se ekipet tashmë janë në kontakt me autoritetet shqiptare.
“Tërmeti preki dhe Kosovën, por nuk ka pasoja në njerëz, nëse një gjë e tillë ndodh në Kosovë, presidenti mund të urdhëroj FSK-në për ndihmë të jashtëzakonshme”, tregoi ai.
Qeveria ka aprovuar dërgimin e kontingjentit të FSK-së për ndihmë ndaj Shqipërisë.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se kërkon nga qeveria të ndaj 500 mijë euro për dëmet e shkaktuara në Shqipëri.
“Bazuar në gjendjen që ka ndodh në Shqipëri, MF i propozon qeverisë të ndaj shumën prej 500 mijë euro për ndihmë të Shqipërisë për tërmetin e ndodhur. Mjetet merren nga shpenzimet e paparashikuara”, shton Hamza
Kabineti qeveritar miratoi këtë shumë./Monitor.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.