Qeveria e Serbisë miraton projekt-buxhetin për vitin 2020, planifikon deficitin 0.3% e PBB-së

04/11/2019 10:27 AM 0 komente

Qeveria e Serbisë ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2020 që parashikon një deficit prej 20.2 miliardë dinarë (192 milion dollarë / 172 milion euro), ose 0.3% të produktit të brendshëm bruto të vendit (PBB).

Projekt buxheti parashikon të ardhura prej 1.314 trilion dinarë dhe shpenzime prej 1.335 trilion dinarë, deklaroi qeveria.

“Serbia po tregon se mund të arrijë ritme të larta të rritjes, pavarësisht ngadalësimit në ekonomitë e BE. Sipas Strategjisë aktuale Fiskale, projeksioni i borxhit të qeverisë qendrore për vitin 2020 është 50.3% e PBB-së”, tha ministri i financave Sinisa Mali, siç citohet në deklaratë.

Qeveria do të ndajë 295.4 miliardë dinarë për pagat, si dhe 581.2 miliardë dinarë për pensionet. Sipas formulës zvicerane, pensionet do të rriten 5.4% vitin e ardhshëm.

Investimet kapitale në projektbuxhet janë planifikuar në 198.9 miliardë dinarë, që do të përdoren për të financuar përmirësime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore të Serbisë.

Suficiti i buxhetit të Serbisë u rrit në 46.6 miliardë dinarë në tetë muajt e parë të 2019 nga 36.8 miliardë dinarë në periudhën e vitit të kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Bilanci i buxhetit të Serbisë tregoi një tepricë prej 32.2 miliardë dinarë në vitin 2018, krahasuar me një tepricë prej 33.9 miliardë dinarë në vitin e kaluar.

/SEENEWS

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of