Qeveria ekzekuton 1 milion euro për Trepçën

19/11/2020 1:05 PM 0 komente

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit  ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, njofton se sot është ekzekutuar ndihma financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh.

“Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar ndihmën financiare për Trepçën, në vlerë prej 1 milion eurosh. Kjo ndihmë u ekzekutua sot për shkak të teknikaliteteve të bartjes së mjeteve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit”, ka treguar ai.

Kuçi ka bërë me dije se pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër.

“Duhet të sqarohet që pjesa prej 100,000.00 eurosh, që e kompleton ndihmën prej 1.1 milionë euro, do të ndahet gjatë javës tjetër për shkak se këto alokime nga buxheti i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të duhet të votohet në Mbledhjen e Qeverisë mbi kriteret dhe motivet e ndihmës për subjektet e caktuara. Pra nuk është vetëm ndihma pre 1 milionë euro, por do t’i bashkohet edhe shuma prej 100,000.00 eurosh”.

 Lexo edhe këtë: Në grevë e protesta: Punëtorët e Telekomit dhe Trepçës mbesin pa paga

Ministri i Ekonomisë ka thënë se  janë të përkushtuar që të zgjidhin problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19.

“Ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim problemet e ndërmarrjeve publike, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pasi kemi ndjeshmërinë e secilës familje të punëtorëve të Trepçës. Duhet të kuptojnë edhe punëtorët që ka procedura për transferim të mjeteve dhe nuk është çështje minutash pasi ekziston një sistem më i ndërlikuar për transferim të mjeteve financiare”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.

Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor. Gjithashtu, disa herë punëtorët e kombinatit Trepça kanë pasur vonesa në marrjen e pagave.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of