Qeveria i jep TAP 103 mijë m2 tokë truall për të ndërtuar rrugët dhe urat

27/10/2016 11:58 AM 0 komente

Rreth 10.3 hektarë tokë bujqësore do të shndërrohen në truall për llogari të projektit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline. Mësohet se kjo është sipërfaqe do të ndikohet nga ndërtimi i 18 rrugëve të kalimit dhe 4 urave.

Më konkretisht: Në qarkun e Korçës do të rehabilitohen 9 rugë kalimi dhe 3 ura, ku sipërfaqja e tokës bujqësore që preket llogaritet në rreth 0.7 hektarë.

Në qarkun e Beratit do të rehabilitohen 8 rrugë kalimi sipërfaqja e tokës bujqësore, që preket do të jetë rreth 9.1 hektarë.

Në qarkun e Fierit parashikohet ndërtimi i një rruge kalimi dhe 1 ure, Sipërfaqja e tokës bujqësore, që preket nga ndërtimi i tyre llogaritet në rreth 0.5 hektarë.

Të gjitha këto sipërfaqet e tokës, që do të ndikohen nga ndërtimi i paketës së katërt të rrugëve të kalimit dhe urave të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), do të vihen në dispozicion të shoqërisë për përdorim të përkohshëm.

TAP, pas përfunditmit të punimeve është i detyruar të rehabilitojë mjedisin në ato pjesë të parcelave që janë ndikuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of