Qeveria mbështet financiarisht kultivimin e Kivit në 5 rrethe

30/03/2015 8:51 AM 0 komente

Ministria e Bujqësisë që nga ky vit do të mbështesë kultivimin e Kivit në zonën e Elbasanit, Peqinit, Lushnjës, Tiranës dhe Kavajë. Fruti ekzotik është eksperimentuar nga fermerë të veçantë dhe është parë se, prodhohet cilësisht mirë pothuajse në të gjithë vendin.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka nxjerrë edhe udhëzimin përkatës së si do të mbështet zhvillimi i kësaj kulture. Sipas udhëzimit në fjalë përfitojnë aplikantët e 5 qarqeve zgjedhura për kultvimin e kivit. Përfitues mund të jenë fermerë individualë, subjekte me status fizik, juridik ose grupime fermerësh.

Fermerët individuale që të përfitojnë duhet të jenë të pajisur me kartën e fermerit ose NIPT-in e fermeri. Sipërfaqja minimale për të cilën aplikohet të jetë jo më e vogël se 2 dynym dhe sipërfaqja maksimale jo më e madhe se 10 ha.

Toka duhet të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet përfshirë edhe vitin e aplikimit. Aplikanti mund të bëjë më shumë se një aplikim (kur toka nuk ndodhet në të njëjtin vend apo kur aplikon për specie të ndryshme), por çdo aplikim duhet të plotësojë kriterin e rajonizimit dhe kriterin minimal të sipërfaqes dhe totali i sipërfaqes maksimale për çdo aplikant nuk duhet të jetë më shumë se 10 ha:

1- Përfitojnë aplikantët për mbjellje të reja të vitit 2015;

2- Përfituesi të ketë paguar taksën e tokës për vitin 2015;

3- Përfituesi të ketë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore”, ku të përfshihet edhe muaji i fundit, para aplikimit;

4-Aplikantët nuk duhet të jenë debitor ndaj AZHBR apo MBZHRAU;

5- Të ketë shlyer detyrimet ndaj OSHEE, ose të ketë lidhur akt-marrëveshjen me OSHEE për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura;

6-. Nga kjo masë mbështetëse mund të përfitojë vetëm një pjesëtar i familjes vërtetuar me çertifikatë familjare të periudhës Dhjetor 2014.

KRITERET KONKURRUESE

  1. Sipërfaqja e tokës që do të mbillet 60pikë
  2. Teknologjia e kultivimit ` 20 pikë
  3. Mënyra e kultivimit (Intensive,Tradicionale) 5 pikë
  4. Statusi i aplikantit 10 pikë
  5. Përkatësia gjinore 1 pikë
  6. Mosha e aplikantit 4 pikë

TOTALI                  100 pikë

Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 9 mars deri më 3 Prill 2015. Aplikimet për mbështetje financiare për këtë skemë paraqiten në AZHBR-Qendër. Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim, sipas llojit të investimit, aplikanti duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës biometrike së aplikantit apo përfaqësuesit ligjor të firmosur;
  2. Çertifikatën familjare me statusin Dhjetor 2014;
  3. Dokumentin që vërteton statusin e aplikantit (fermer, person fizik/juridik, SHBB);
  4. Dokumenti i pronësisë së tokës;
  5. Biznes plani i detajuar për 5 vjet;

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of