Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020.
Janë kursyer 47,621,459.91 euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore.
“Vendimi është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi që ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me aktet tjera nënligjore. Në propozim është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi. Propozimi është në përputhje edhe me Programin e Qeverisë dhe brenda afateve të parapara ligjore. Gjithashtu është harmonizuar me të gjitha ministritë përgjegjëse, agjencitë dhe zyrat përkatëse, me të cilat janë kryer konsultimet për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Edhe kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se vendi gjatë 2020-ës, ka arritur të kursejë mbi 47 milionë euro.
Sipas tij me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria ka miratuar vendimin për kursime, dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore.
”Mbi 47 mil euro kursime për vitin 2020. Me propozim të Ministrisë së Financave, sot kemi miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020, ku kemi kursyer mbi 47,6 milionë euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore. #vazhdojme #QeveriaHoti”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.