Qeveria miraton projektligjin për buxhetin 2018, parashikohet rritje pagash

31/10/2017 10:38 AM 0 komente

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot herët miratoi Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 i cili do të jetë në shumë prej 2 miliardë e 82 milionë euro.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është bërë një punë e vlefshme në hartimin e buxhetit duke vlerësuar se buxheti është i sigurt dhe i bazuar në të dhëna reale i cili mundëson zhvillim ekonomik.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se për vitin 2018 parashihet rritje ekonomike 4.6 për qind.

Ai tha se draft buxheti është në harmoni me FMN-në. “Buxheti për vitin 2018 do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro. Ky buxhet parasheh rritje të pagave për sektorin publik nga janari i vitit 2018”, tha Hamza.

Ky projektligj parashihet që të miratohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of