Qeveria e Kosovës nuk bëri një vlerësim të aseteve kur vendosi të shiste Distribucionin e energjisë kompanisë turke, “Limak” për vetëm 26.4 milionë. Tani, kur ka filluar të kalohen në pronësi asetet qeveria vazhdon ta quajë të volitshme këtë kontratë. Sipas ekspertëve vlera me të cilën u shit Distribucioni mbulon vetëm ndërtesat. Godina qendrore e Korporatës Energjike të Kosovë (KEK) së bashku me të tjerat në pesë qendra të Kosovës dhe 9 hektarë tokë do t’i kalohen në pronësi kompanisë turke, “Limak & Calik”. Valon Syla, zyrtar në Komitetin e Privatizimit të aksioneve të Distribuimit dhe Furnizimit të KEK-ut konfirmoi bartjen e aseteve tek blerësi, ndërsa shtoi se : “nuk kemi bërë një vlerësim, pra nuk ekziston një vlerë e përllogaritur”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.