Qeveria Rumune hyn në izolim 14-ditor, pasi një senator konfirmohet me koronavirus

13/03/2020 1:58 PM 0 komente

Qeveria e Rumanisë duhet të izolohet për 14 ditë pasi një senator u testua pozitiv me koronavirus. Vergil Chitac ishte në parlament ditët e fundit ndërsa partitë e krahut të djathtë po përpiqeshin të krijonin një kabinet të ri.

Kryeministri i përkohshëm Ludovic Orban tha në një konferencë shtypi se të gjithë anëtarët e qeverisë, si dhe disa anëtarë të Partisë së tij Liberale Kombëtare (PNL) do të vetë-karantinohen.

“Ne i kërkuam ministrit të shëndetësisë që shpejt të krijojë një mekanizëm të hetimit epidemiologjik për të gjithë kolegët tanë. Të gjithë ata do të testohen. Sa për mua, unë do të qëndroj i izoluar në shtëpi, ku do të vazhdoj të kryejë detyrat e mia”, tha Orban .

Qeveria e përkohshme liberale  u krijua në fillim të shkurtit, pas një mocion mosbesimi.

Deri më tani Rumania ka 70 raste të prekura, por nuk ka asnjë vdekje.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of