Qeveria serbe vendos mënjanë fonde për të shkurtuarit nga puna

16/11/2013 8:36 AM 0 komente

Ministri serb i Ekonomisë, Sasa Radulovic, ka deklaruar se qeveria ka vënë mënjanë fonde të konsiderueshme në buxhetin e saj për vitin 2014 me qëllim asistencën e tranzicionit ndaj të punësuarve, të cilët do të humbasin punën e tyre në kompanitë ku procesi i ristrukturimit të të cilave do të finalizohet vitin e ardhshëm.

“Punëtorët nuk mund të vuajnë pasojat e qëndrimit të papërgjegjshëm të qeverisë ndaj mbledhjes së taksave dhe kjo pikë është përfshirë gjithashtu në ligjet e reja mbi falimentimin dhe privatizimin”, tha Raduloviç për gazetarët pas prezantimit të “Librit të Bardhë” “emetuar” nga Këshilli i Investitorëve të Huaj.

Raduloviç nuk dëshiron të përcaktojë sasinë e fondeve ose numrin e të punësuarve që do t’ju shpërndahen fonde, dhe kur u pyet nëse ndihma do të arrinte vlerën prej 750 milionë dollarësh, shifra e përcaktuar çdo vit nga qeveria për kompanitë që ristrukturohen, ai tha se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që kjo shifër do ta arrijë atë vlerë dhe se ka teknika të ndryshme pozitive financiare për t’iu përgjigjur sfidës.

“Do të ketë para të mjaftueshme për të gjithë punonjësit pas shkurtimit të tyre të dhimbshëm, por të domosdoshëm që duhet të kryejë qeveria”, tha Raduloviç dhe shtoi se masat synojnë të punësojnë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në kompani të reja të cilat do të privatizohen në përputhje me ligjin e ri.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of