Qeveria shkurton fondet për arsimin e lartë, 2.5 mln euro më të ulëta se vjet

10/10/2019 11:01 PM 0 komente

Protestat studentore që nxiten qeverinë të destinojë më shumë fonde për arsimin e lartë këtë vit buxhetor ka rezultuar një nismë pa sukses.

Qeveria shqiptare në rishikimin e buxhetit 2019 ka shkurtuar fondet për arsimin e lartë me 196 milionë lekë ose rreth 1,6 milionë euro, teksa fondi është 2.5 mln euro më i ulet se, i vitit 2018.

Në buxhetin fillestar të vitit 2019 për Ministrinë e Arsimit ishin miratuar 7.4 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e buxhetit që tashmë është botuar në fletoren zyrtare financimet për arsimin e lartë janë 7.2 miliardë lekë ose rreth 200 milionë lekë më pak në fillim vit.

Fondet e dedikuara për universitetin këtë vit janë programuar edhe në një nivel më të ulet se një vit më parë. Në aktin e dytë normativ të buxhetit 2018, fondet për arsimin e lartë ishin 7.5 miliardë lekë ose 300 milionë lekë  (2.5 mln euro) më të larta se rishikimi i fundit i buxhetit 2019.

Nisur nga protestat e gjata të studentëve në dhjetor të vitit të kaluar qeveria shqiptare nëpërmjet një nisme të cilësuar “Pakti për Universitetin” premtoi rritje fondesh për buxhetin e universitetit. Në këtë kuadër qeveria njoftoi edhe anulimin e Koncesionit PPP, Thumanë -Kashar për qëllimin që fondet e programuara për këtë projekt ti shkonin paktit për universitetin. Kjo deklaratë e qeverisë u bë ani pse në buxhetin 2019 nuk kishte asnjë fond të programuar për financimin e koncensionit Thumane -Kashar e për rrjedhojë nuk mund të kishte asnjë rritje reale të buxhetit për universitetin.

Në 8 vitet e fundit, buxheti i arsimit të lartë është luhatur në 10 miliardë lekë në vit, ku rreth 7 miliardë financohen nga buxheti i shtetit dh pjesa tjetër më shumë se 3 miliardë lekë nga tarifat që paguajnë studentet për studimet e larta.  70% e financimeve sigurohen nga qeveria dhe 30% nga universitetet. Ministria e Arsimit ka të drejtë të ketë shumicën në bord, i cili merr vendimet financiare për investimet në infrastrukturën e universiteteve dhe ekzekuton buxhetin e tyre. Duke qenë se shumica e anëtarëve në bord nuk kanë lidhje me universitetin, për rrjedhojë vendimet e tyre kanë qenë larg nevojave që ka universiteti, kanë pohuar pedagogët.

Edhe pse tarifat e arsimit të lartë janë rritur me rreth 20% pas vitit 2015, të ardhurat totale prej tyre kanë shënuar rënie, për shkak se numri i studentëve ka ardhur në rënie.

Në katër vitet e fundit, për çdo vit akademik, në auditorët e universiteteve shqiptare po ulen më pak studentë. Numri i studentëve nuk është tkurrur vetëm në arsimin publik. Në universitetet private, tkurrja e numrit të studentëve ka nisur më herët. Në 2012-n ishin të regjistruar në universitetet private rreth 35 mijë studentë. Aktualisht në universitetet private studiojnë 23 mijë studentë, rreth 11 mijë studentë më pak. Rënia e studentëve në universitete private lidhet dhe me mbylljen e shumë institucioneve të arsimit të lartë jopublik, të cilat nuk plotësonin kushtet. 23 universitete private nuk kishin asnjë student në vitin 2018, sipas tabelës së publikuar nga INSTAT.

 

 

 

Buxheti 2019 fillestar (mijë lekë) Buxheti 2019 i ndryshuar (mijë lekë) Ndry. Ne vlere (mijë lekë)
 Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise       39,135,143     39,261,184       126,041
 Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi            797,042          797,042                –
 Arsimi Baze (përfshire parashkollorin)       22,508,500     22,801,500       293,000
 Arsimi i Mesëm (i përgjithshëm)         7,286,643       7,286,643                –
 Arsimi Universitar         7,454,958       7,258,499      (196,459)
 Fonde për Shkencën            620,000          649,500         29,500
 Zhvillimi i Sportit dhe Rinise            468,000          468,000                –

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of