Ai ka folur ndër të tjera dhe për synimin për të realizuar një pakete të plotë të politikave dhe mundësive konkrete për incentivimin e investitorëve të huaj e të vendit, për ta bërë Shqipërinë, tregun më atraktiv të rajonit
“Sot është akoma domosdoshmëri thellimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor dhe nënligjor në drejtim të disa indikatorëve të rëndësishëm që ndikojnë në përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe reduktimin e kostos së të bërit biznes, siç janë reduktimi i ditëve për procedurat për fillimin e një biznesi; marrjen e një leje ndërtimi; regjistrimin e pronësisë etj, plot 10 masa që do të zbatohen në një periudhë afatshkurtër nga qeveria që do të shoqërohen me përmirësimin e masave legjislative dhe administrative”, tha ai.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.