Qeveria sqaron pse janë rritur shpenzimet për argëtimin

26/05/2016 10:40 AM 0 komente

Dinamika e realizimit të shpenzimeve brenda një viti buxhetor ndikohet ndjeshëm nga ritmet e procedurave specifike të prokurimit të fondeve buxhetore, të cilat janë më të dukshme në 3-mujorin e parë të çdo viti fiscal, sqaron qeveria nëpërmjet një shkrimi në ëebsite: transparenca.al

Në vijim, në artikull sqarohet se, në rastin e shpenzimeve të Funksionit nr. 8 të qeverisë “Argëtimi, Kultura dhe Çështjet Fetare” kemi të bëjmë me një ritëm krahasimisht më të lartë të kryerjes së procedurave të prokurimit dhe rrjedhimisht të disbursimit të fondeve të planifikuara për to.

Në përforcim të këtij konstatimi shkruan qeveria, për këtë funksion buxheti i vitit 2016 është rritur me 20.7% krahasuar me buxhetin e vitit 2015. Kjo rritje i dedikohet akordimit të një fondi prej 200 milionë lekë për RTSH në kuadër të projektit të dixhitalizimit, si dhe projekteve të reja të investimeve publike të Ministrisë së Kulturës për ndërtimin e dy teatrove alternative në masën e 350 milionë lekëve.

Në përfundim, pretendimi i ngritur në artikullin e revistës Monitor, shkruan qeveria në këtë përgënjeshtrim, nuk qëndron për sa kohë që kemi të bëjmë me një ecuri normale të shpenzimeve buxhetore referuar periudhës specifike të vitit buxhetor.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of