Berisha: Besim të plotë tek bashkëpunëtorët e rinj
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Berisha i uroi mirëseardhjen katër anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, përkatësisht ministrave Tavo, Panariti, Haxhinasto dhe Noka.
“Diplomacia shqiptare në këtë 100 vjetor të pavarësisë të bëjë avokatinë më të shkëlqyer të interesit kombëtar. Gjithashtu duhet thellim i gjithanshëm të reformave ekonomike në një kohë të stuhishme për Europën, në mënyrë që Shqipëria të jetë një ndër vendet më të sigurt. Unë kam besim të madh tek bashkëpunëtorët e mi”, vuri në dukje Berisha.
“1 me 5 nga 1 me 11 raporti i rrogave të larta me ato të mesme”
Këshilli i Ministrave mori sot një vendim i rëndësishëm për familjet shqiptare, e konkretisht atë të rritjes së rrogave dhe pensioneve.
“Ky vendim është realizim i politikës së kësaj mazhorance për pagat dhe pensionet. Ky vendim bëhet dy herë më i rëndësishëm për kohën në të cilën merret. Shqipëria listohet në një nga më të paktat vende të kontinentit dhe më gjerë që rrit pagat dhe pensionet e qytetarëve të saj. Vendimi një shpërblim i merituara në 100 vjetorin e Pavarësisë për 820 familjet shqiptare. Kjo rritje tejkalon me 3-5 herë indeksimin apo inflacionin e këtij viti”, vlerësoi Berisha, sa i takon një çështje të tillë.
Madje, në vijim të këtyre arritjeve, kreu i ekzekutivit u ndal dhe në një tjetër moment pjesë e këtij vendimi.
“Vendimi një hap i rëndësishëm në fytyrën njerëzore të kësaj qeverie. Raporti, mes rrogave të mesame me rrogat larta e gjetëm 1 me 11 dhe e bëmë 1 me 5. Ne gjetëm një piramidë pagash çnjerëzore”, u shpreh Kryeministri.
Ndërkohë që nuk mund të mos evidentohej në këtë ligjerate dhe arsyet që sollën rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Reformat qeverisëse sollën në ekonomi të suksesshme. Rritja ekonomike ishte meritë e reformave qeverisëse, ndaj dhe ekonomia i rezistoi krizës. Njëkohësisht, ishin po këto reforma ato që bënë të mundur rritjen e pagave dhe të pensioneve, vendim për realizimin e të cilit nuk është marrë asnjë qin darkë borxh, por e mundësuar nga të ardhurat e institucioneve përkatëse të vendit”, nënvizoi Berisha, lidhur me një çështje të tillë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.