Banka Qendrore Europiane paralajmëron se shpërthimi i koronavirusit do të shkaktojë në rënie ekonomike në Europë të ngjashme më krizën financiare të vitit 2008, gjë që mund të shmanget nëse qeveritë e BE ofrojnë mbështetje financiare për ekonomitë e tyre. Kreu i BQE Christine Lagarde nëpërmjet një telefonate ka nxitur udhëheqësit e BE të ndërmarrin veprime dhe të mbledhin shpenzime në mënyrë që të kundërveprojnë ndaj efektet ekonomike të Covid-19.
Nëse nuk merren veprime në kohë, Europa do të rrezikonte një “skenar që do të kujtojë shumë prej nesh për Krizën e Madhe Financiare të 2008”, shtoi Lagarde.
Sipas saj BQE po shqyrtonte të gjitha opsionet e saj para takimit të saj të enjten, kur pritet gjerësisht të ulë normat e interesit dhe të zgjerojë programin e saj lehtësues.
Këto opsione përfshijnë mjete stimuluese monetare që do të sigurojnë fonde “super-të lira” për bankat për të siguruar që kreditë të jenë të disponueshme në të gjithë bllokun.
Sidoqoftë, ajo paralajmëroi që masat e politikës do të funksiononin vetëm nëse ata kishin mbështetje të plotë nga qeveritë e BE-së. Shefja e BQE përgëzoi veprimet e disa vendeve, por tha se duhet të bëhet më shumë. Dëmi ka të ngjarë të përhapet në vendet e tjera dhe se pa veprime të guximshme, udhëheqësit po rrisin rrezikun e rënies së ekonomisë./The Guardian