Partitë politikë në armëpushim me njëra-tjetrën, pas zjarrit që përfshiu dje katedralen e Parisit
Mëngjesin e kësaj të marte, manjatë dhe donatorë të ndryshëm francezë premtuan qindra milionë euro për të ndërtuar sërish katedralen e Notre-Dame e cila gjatë ditës së djeshme u përfshi nga flakët. Presidenti francez, Emmanuel Macron u zotua se do ta rindërtojë këtë katedrale, duke e clësuar atë si “epiqendër e jetës sonë”.
Në Francën e cila u gdhi sot në zi, duke qenë se një prej simboleve të saj kulturore qindra vjeçarë u shkatërrua, partitë politike shpallën armëpushim me njëra-tjetrën dhe pezulluan fushatën për zgjedhjet europiane të majit të këtij viti. Brigada e zjarrit e Parisit njoftoi mëngjesin e sotëm se zjarri ishte shuar pas 15 orë përpjkejesh të pandaluara dhe se ajo u vu menjëherë në veprim për të shpëtuar kryeveprën e stilit gotik të shekullit XII-XIV. Strukturat prej guri të Notre-Dame, duke përfshirë edhe dy kambanaret e famshme në skajin perëndimor të katedrales, nuk u prekën thuajse fare nga flakët. Edhe dritaret e mëdha prej qelqi të pikturuar në anën perëndimore dhe jugore të ndërtesës janë të pathyera.
Zyrtarët e kishës thanë gjithashtu se edhe disa thesare dhe relike arritën të shpëtoheshin, por autoritetet zyrtare ende nuk e kanë vlerësuar dëmin e shkaktuar nga zjarri i strukturave prej druri brenda sallës kryesore të katedrales, duke përfshirë edhe pjesën e korit të kishës.
Familja Arnault, pronare e grupit luksoz LVMH, premtoi se do të dhurojë 200 milionë euro në ndihmë për restaurimin e saj. Një tjetër famije, ajo Pinault, e cila ka në pronësi konglomeratin luksoz Kering dhe Grupit Artemis premtoi se do të dhurojë 100 milionë euro.
“Përballë një tragjedie të tillë, të gjithë ne dëshirojmë që ta rikthejmë atë sa më parë në indentitet, sepse ajo është një prej trashëgimive më të vyera që ne kemi”, u shpreh François-Henri Pinault, CEO-ja i konglomeratit Kering dhe Presidenti i Grupit Artemis. Kur flakët e katedrales ende nuk ishin shuar, Presidenti francez Macron duke qendruar përballë saj tha se një fond kombëtar do të shkonte për ristruktimin e saj. “Ne ishim në gjendje të ndërtonim këtë katedrale më shumë se 800 vjet më parë dhe gjatë këtyre shekujve ta zgjeronim dhe ta përmirësonim atë, dhe unë sot përballë kësaj katedraleje ju betohem të gjithëve se ne do ta ndërtojmë sërish atë, të gjithë bashkarisht”, vazhdoi më tej Z. Macron.
“Notre-Dame de Paris është historia jonë, letërsia jonë, imagjinata jonë, vendi ku kemi jetuar të gjitha momentet tona më të rëndësishme, aty ku kemi kaluar periudhat e luftërave dhe më pas fitoret e mëdha”, tha ai më tej. Ajo është “epiqendra e jetës sonë”. Kjo katedrale i përket të gjithë francezëve dhe fatkeqësisht e gjithë kjo histori tani po na digjet përapra syve”. Z. Macron i partisë La République en Marche (LREM) tha mëngjesin e sotëm se kishte pezulluar fushatën për zgjedhjet europiane që do të mbahen në maj. Ky është një moment shumë i trishtë për të gjithë ne, tha ish-Ministrja e Çështjeve Europiane, Nathalie Loiseau.
Partia e krahut të djathtë të Znj. Le Pen, e cila doli shumë pranë partisë LREM në sondazhet paraprake, ishte ajo që shpalli 24 orë armëpushim ndërmjet partive të ndryshme politike. Jean-Luc Mélenchon, kreu i partisë La France Insoumise tha se jo vetëm ai por askush tjetër nuk mund të mendonte për politikë përballë një situate të tillë. Anne Hidalgo, kryebashkiaku socialist i Parisit, premtoi 50 milionë euro dhe propozoi zhvillimin e një konferencë të madhe donatorësh ndërkombëtarë e cila mund të mbahej në bashkinë e qytetit. Vëmendja tani do të jetë kryesisht në zbulimin e shkakut të zjarrit, i cili mund të ketë filluar në një prej skelave të punëtorëve apo në papafingo ku edhe ishin duke u zhvilluar restaurimet e katedrales.
“Ajo që është më e rëndëishme tani është që të bëjmë një vlerësim të dëmëve të shkaktuara dhe të sigurohemi nëse struktura kryesore është prekur apo jo dhe më pas të fillojmë menjherë me rindërtimin e saj”, u shpreh Benjamin Griveaux, një anëtar francez i parlamentit që garon me partinë e Z. Macron. Katedralja Notre-Dame nuk është vetëm nëj prej simboleve më të rëndësishme për katolikët, por është gjithashtu një prej simboleve më të rëndëshme për të gjithë kombin francez dhe për mbarë botën.
Burimi: Financial TImes