Qindra zemra të bardha janë vizatuar në parqet e Bristol për t’i mbajtur njerëzit të paktën 2 metra larg njëra-tjetrës dhe për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
374 zemra të mëdha të bardha janë vizatuar këtë javë në Queen’s Square, Castle Park dhe College Green në Bristol.
Ato janë pjesë e #BristolTogether, një nismë nga kompanitë dhe udhëheqësit e qytetit që rihapet me siguri, me lehtësimin e masave kufizuese. Një grup artistësh nga Upfest – festivali më i madh i grafiteve në Europë – nisi të vizatojë zemra në bar të martën në mëngjes.
Zemrat janë rreth 3 metra të gjera dhe të paktën 2 metra larg njëra-tjetrës për të nxitur dhe për të respektuar distancimin social.
Keith Rundle, drejtuese operative e ekipit të Business Improvement District (BID) në Bristol City Centre, tha: “Që në kohën e mbylljes (lockdown) jemi këshilluar në të gjithë qytetin, në një përpjekje të përbashkët për të hapur Bristolin në mënyrë të sigurt”
“Ky do të jetë një proces i vazhdueshëm që ndihmon punonjësit të kthehen në vendet e punës, si dhe shitësit me pakicë, bizneset e argëtimit dhe sektorin hotelier t’u japin besim klientëve të tyre”.
“Ne donim t’u kujtonim të gjithëve se kemi hapësira të mëdha të gjelbra në zemër të qytetit, gjë që e bën vendin të përkryer për t’u takuar, duke mbështetur në të njëjtën kohë dhe ekonominë e qytetit”.
“Ne ftojmë qytetarët e Bristol të punojmë së bashku, për të ndihmuar njëri-tjetrin të rimëkëmbemi sa më shpejt nga pasojat e izolimit, por edhe të mbrojmë njëri-tjetrin, duke shijuar gjithçka që qyteti ynë ofron”.
Fushata #BristolTogether drejtohet nga Bristol City Centre BID së bashku me Visit Bristol, Business West e Broadmead BID, në bashkëpunim One City Economy Board dhe Bristol City Council.