Sipas Eurostat, Qipro ka regjistruar një nga normat më të ulëta vjetore të inflacionit në Europë në muajin mars. Inflacioni në Qipro në mars 2019 ishte në 1.1% nga 0.8% në shkurt. Ndërsa në mars të një viti, më parë ai ishte në -0.4%.
Inflacioni në Greqi u rrit në 1.0% nga 0.8% në muajin paraardhës dhe në 0.2 në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Norma vjetore e inflacionit të Eurozonës ishte 1.4% në muajin mars, nga 1.5% në shkurt. Një vit më parë, norma ishte në 1.4%. Norma vjetore e inflacionit të Bashkimit Europian ishte 1.6% gjatë marsit të këtij viti, normë e qëndrueshme në krahasim me atë të muajit shkurt. Ndërsa një vit më parë, ajo ishte në 1.6%.
Normat më të ulëta vjetore të inflacionit janë regjistruar në Portugali (0.8%) Greqi (1.0%) dhe Qipro, Irlandë, Finlandë, Kroaci dhe Itali (të gjitha me 1.1%). Ndërsa normat më të larta vjetore janë regjistruar në Rumani (4.2%), Hungari (3.8%) dhe Holandë (2.9%). Krahasuar me muajin shkurt të këtij viti, inflacioni vjetor ra në gjashtë shtete anëtare të BE-së, mbeti i qëndrueshëm në dy dhe u rrit në 19 prej tyre.
Në muajin mars, kontributi më i madh në normën vjetore të inflacionit në Eurozonë erdhi nga sektori energjetik (0.52 pikë përqindjeje), duke u pasur nga ai i shërbimeve (0.51 pikë përqindjeje), ushqimi, duhani dhe alkooli (0.34 pikë përqindje) dhe mallrat industrialë joenergjetikë (0.04 pikë përqindjeje).