Agjencia e vlerësimeve “Standard and Poor’s” uli vlerësimin e kredisë të Qipros me 2 pikë, nga BBB në BB+, duke iu referuar problemeve të thella politike,
financiare e monetare në Eurozonë, si dhe ekspozimin e sistemit financiar qipriot ndaj ekonomisë greke me probleme. Ministri qipriot i Financës, Kikis Kazamias, e kritikoi vendimin e agjencisë si “arbitrar dhe i pabazuar”.