Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) njoftoi subjektet se afati i fundit për dorëzimin e bilanceve është data 2 gusht, pasi 31 korriku, data zyrtare bie e shtunë.
Sipas njoftimit të QKB-së:
Referuar Ligjit nr. 9723/2007, depozitimi i pasqyrave financiare vjetore për subjektet të cilat mbartin detyrimin për publikimin e tyre, duhet të depozitohet brenda dates 31.07.2021, në të kundërt mosdepozitimi i tyre brenda afatit përbën kundërvajtje administrative.
Ndërkohë, referuar në nenin 56, pika 4 e Kodit te Procedures Administrative, “të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk pengojnë fillimin dhe kohëzgjatjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie e shtunë, e diel ose një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen pas saj”.
Për sa më sipër, duke qenë se data e fundit e depozitimit të pasqyrave financiare është data 31.07.2021, bie e shtunë, afati për depozitim e pasqyrave financiare vjetore mbaron në ditën e parë të punës, ditën e hënë, datë 02.08.2021.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.