QKB: Lista me 10 shërbimet që mund të kryhen online, pjesa tjetër në sportel  

16/03/2020 10:30 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME: ,

Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar se online mund të kryhen të paktën 10 shërbime të saj, ndërsa pjesa tjetër, që është edhe më e madhe, do të mund të bëhet në sportelet fizike në orarin 08:30-12:00.

Njoftimi i QKB vjen në kushtet e situatës së krijuar në vend për shkak të COVID-19, e cila ka bërë që administrata të transferojë, kur mundet, një pjesë të shërbimeve të saj vetëm online, duke shmangur kontaktin fizik. Për më shumë detaje, QKB ka bashkangjitur dy tabela të cilat i gjeni në fund të njoftimit.

“Në zbatim të Vendimit të datës 09.03.2020, të Komitetit të Përkohshëm për infeksionin e përhapur nga koronavirusi i ri, Urdhrit të MSHMS, datë 10.03.2020, të “Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”, QKB me anë të Urdhrit nr. 15, datë 11.03.2020, ka marrë masat e nevojshme, në bazë të së cilës ju njoftojmë se:

-Shërbimet funksionale të QKB-së, për regjistrimin dhe licencimin e biznesit, që do të ofrohen vetëm nëpërmjet sportelit online, janë sipas listës së tabelës nr.1, të publikuar në faqen zyrtare www.qkb.gov.al

-Për marrjen e asistencës për kryerjen e aplikimeve online, mund të kontaktoni në:

Tel: +35542250066

Email: info.qkb@qkb.gov.al

-Mund të kryhen nëpërmjet sporteleve fizike, vetëm shërbimet e tjera, sipas listës në tabelën nr.2, të publikuar në faqen zyrtare www.qkb.gov.al

-Shërbimet që do të kryhen në sportelin qendror të QKB-së, do të ofrohen nga ora 08:30-12:00.

-Kohëzgjatja e këtyre masave, do të jetë deri në një njoftim të dytë” thuhet në sqarimin e QKB.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of