Qytetarët  para BQK-së kundërshtojnë shtrenjtimin e sigurimeve, Guveratori thërret protestuesit në zyre 

23/11/2019 10:00 PM 0 komente

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 % ka pasur reagime të shumta nga qytetarët. “Merakli t’kerreve” sot ka protestuar kundër këtij vendimi. Kurse, Guvernatori  Fehmi Mehmeti, i ka ftuar në takim organizatorët e protestës. Eshtw bwrw e ditur se janë dakorduar që ditën e hënë t’i dorëzojnë gjashtë kërkesa për të cilat do të marrin përgjigje brenda tre ditësh.

 

Nën organizimin e “Merakli t’kerreve” sot është mbajtur protesta kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave 

Protestuesit që ishin mbledhur para BQK-së kanë  mbajtur në duar pankarta si, “BQK mendo për neve”, “Duan lirim e jo shtrenjtim”, “BQK mos na tradhto”. 

Një ndër organizatorët e kësaj proteste, Agan Hajdarhoxha,  ka thënë se BQK-ja duhet ta kthejë menjëherë vendimin mbrapsht.

Ai tha se kompanitë e sigurimeve po i akuzojnë se po tentojnë t’i largojnë investitorët e huaj.

“Ne nuk po kërkojmë që të lirohet por të kthehet vendimi i vjetër. Kërkojmë nga BQK-ja të merr menjëherë masa dhe ta kthejë. Të regjistrohet një veturë duhet 300 euro ndërsa rroga te na është shumë e ulët. Dje zëvendës Guvernatori tha që pagesa mesatare ka ngritje prej 30%. Një nga arsyetimet e Shoqatës së Sigurimeve ka qenë se mbi 100 mijë vetura kane qenë pa regjistruar atëherë lë ta bëjnë një vendim edhe për atë qysh e kanë bë për shtrenjtim”. 

Ai ka thënë se nëse është e nevojshme do të protestohet cdo javë. 

“Kompanitë e sigurimeve na ka akuzuar neve se po tentojmë t’i largojmë investitorët e huaj, protesta jonë nuk është politike dhe është vetën në interesin e qytetarëve tanë. Ne e paguajmë sigurimin me të shtrenjtë në rajon dhe askush nuk na njeh përveç Shqipërisë. Ne kërkojmë nga BQK-ja të kthejë mbrapsht vendimin. Ne sot publikisht po kërkojmë që BQK-ja ta kuptoj kërkesën tonë dhe kthimin e vendimit të vjetër dhe të pajtoheni me çmimin që e kemi paguat deri me datën 15 nëntor. Protesta do të jetë 1 orëshe dhe kërkesat tona janë të qarta që të kthehet vendimi i cili ka qenë. Ne do të protestojmë çdo jave qoftë nevoja çdo vikend”

Kurse, ekspert i komunikacionit, Bekim Ahmeti, tha se do të vazhdojnë me protesta deri në tërheqjen e këtij vendimi.

“Ju lutem të jemi sa ma masiv në protesta dhe BQK-ja mos të keqpërdor paranë publik. Edhe nafta është shumë e shtrenjtë në Kosovë dhe kemi rritje të shumë gjërave. Bëjmë thirrje dhe mos ta lejojmë këtë rritje dhe ta kthejmë në gjendje fillestare dhe të jemi sa më të bashkuar. Protesta do të realizohet prej ditës në ditë nëse është nevoja do t’i lëmë automjetet në vend. Zhvatësit nuk po e lajnë me i qel sytë këtë popull”. 

Çfarë u fol në takimin me Guvernatorin? 

E pak para se përfundojë protesta, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i ka ftuar në takim organizatorët e protestës kundër vendimit për rritjen e çmimit të sigurimit për vetura.

Agan Hajdarhoxha ka thënë se me përfaqësuesit e BQK-së janë dakorduar që ditën e hënë t’i dirëzojnë gjashtë kërkesa për të cilat do të marrin përgjigje brenda tre ditësh.

“Pas një takimi mjaft të gjatë ne u pajtuam që ditën e hënë t’i dorëzojmë gjashtë kërkesa të protokolluara. Ata na premtuan se do të marrim përgjigje brenda tre ditësh për secilën përgjigje veç e veç. Nëse nuk plotësohen gjashtë kërkesat tona, në do të vazhdojmë me protesta derisa të plotësohen të paktën tre prej tyre”.

Protestuesit kanë kërkuar pezullimin ose kthimin e menjëhershëm të vendimit për sigurimin e veturave, shqyrtimin e vendimit të ri të BQK-së, zhvillimin e një ankete me qytetarët, qasje në diskutimet midis BQK-së dhe kompanive të sigurimeve dhe mos të merren vendime pa dijeninë e qytetarëve.

“Nëse nuk na japin përgjigje brenda pesë ditësh, në do të vazhdojmë me protesta. Sot ishte protesta paqësore; ndërsa herën tjetër ne do të dalim me vetura në rrugë”.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve e ka arsyetuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Mehmeti, dje, në një konferencë për media të mbajtur enkas për këtë çështje tha se vendimi i tyre është marrë edhe duke respektuar rekomandimet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, teksa e la të hapur mundësinë që një kompani e huaj të rishikojë çmimet.

“Me rishikimin e tarifave që e kemi bërë këtë vit ne e kemi shmangur një shkelje ligjore e gjithë kjo me qëllimin më të mirë që sektori i sigurimeve të kenë një qëndrim financiar. Kërkesat kanë qenë të vazhdueshme nga kompanitë e sigurimeve që kanë kërkuar që tarifa të rritet për 36 për qind. Ne e kemi refuzuar atë. Në vitin 2001 nuk kemi pasur obligime për automjetet që aksidentohen në Shqipëri. Tani dëmet që shkaktohen në Shqipëri paguhen këtu. Vetëm në vitin 2018 janë paguar 420 mije euro për automjetet tona që janë aksidentuar në Shqipëri”. 

Me këtë rritje, për makina me kapacitet prej 1.1 deri në 1.3 kubik, sigurimi nga 100 euro do të kushtojë 127 euro.

Derisa për ato nga 1.9 deri në 2.2 kub nga 184 do të bëhet 233 euro.

Por, më së shumti i bie të paguajnë automjetet me kapacitet mbi 2.7, ku nga 247 do të japin 313 euro për sigurimin fillestar. .Monitor.al/. 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of