Qytetarët shqiptarë konsumojnë sa 39% e mesatares së BE, niveli më i ulët në Europë

15/12/2020 12:48 PM 1 koment

Përgjatë vitit 2019 Shqipëria konsumoi sa 39 % e mesatares së BE-se, duke shënuar nivelin më të ulët në Europë sipas publikimit të Eurostat.

Konsumi i individëve është matës i mirëqenies materiale të familjeve. Në të gjithë Shtetet Anëtare në 2019, konsumi për frymë i shprehur në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS) ndryshonte nga 39% në Shqipëri niveli më i ulët në raport me mesataren e BE, deri në 135% në Luksemburg, niveli më i lartë i konsumit.

Vendet e rajonit të Ballkanit u paraqiten shumë më mirë në këtë tregues me një diferencë më të ngushte se Shqipëria.  Mali i zi e ka konsumin për person sa 60% e mesatares së BE, e ndjekur nga Maqedonia me 42 %, Bosnja 41%.

Eurostat raporton se të dhënat e publikuara nga zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, bazohen në  shifrat mbi fuqinë blerëse, dhe shifrat më të fundit të PBB-së dhe të popullsisë.

Të dhënat tregojnë se 18 shtete anëtare konsumojnë nën mesataren e BE-së, ndërsa nëntë shtete anëtare regjistruan konsum për frymë mbi mesataren e BE në 2019.

Niveli më i lartë në BE ishte regjistruar në Luksemburg, 35% mbi mesataren e BE, përpara Gjermanisë me 22% mbi mesataren. Ata u ndoqën nga Austria, Danimarka, Belgjika, Holanda, Finlanda, Franca dhe Suedia me nivele prej 9 deri në 18% mbi të Mesatarja e BE-së

Ndërsa konsumi për për trembëdhjetë Shtete Anëtare qëndron midis mesatares së BE dhe 25% më poshtë. Në Itali, Irlandë, Qipro, Lituani dhe Spanjë nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Portugalia, Çekia, Malta dhe Sllovenia ishte midis 10% dhe 20% më poshtë. Polonia, Rumania, Greqia dhe Estonia ishin midis 20% dhe 25% nën mesataren. Pesë shtete anëtare regjistruan konsum  për frymë më shumë se 25% nën mesataren e BE.

Letonia, Sllovakia, Hungaria dhe Kroacia midis 25% dhe 35% më poshtë, ndërsa Bullgaria kishte AIC për frymë 42% nën mesataren e BE-së. Vendi më diferencën më të lartë ishte Shqipëria  me 61 % më pak se mesatarja e BE-së.

Gjatë tre viteve të fundit, konsumi për frymë në krahasim me mesataren e BE-së mbeti relativisht e qëndrueshme në shumicën e Shtetet anetare. Megjithatë, një rritje e qartë u regjistrua në Rumani (79% e mesatares së BE në 2019, krahasuar me 70% në 2017), pasuar nga Lituania, Portugalia, Malta, Sllovenia dhe Bullgaria.

Në të kundërt, rënia më e dukshme u regjistrua në Suedi, Gjermani, Austri dhe Spanjë.

 

 

 

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
mond Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
mond
Guest
mond

Mendoj se shifrat per Shqiperine nuk ka mundesi te jene te sakta, evazioni dhe informaliteti nuk e lejojne kete,konsumi vertet eshte me i ulet se ne vendet EU por se sa realisht eshte veshtire te percaktohet.