“Travelbird”, website i njohur i fushës së udhëtimeve, ka bërë një renditje me 15 qytetet më miqësore në botë, sipas niveleve të lumturisë, mikpritjes, sigurisë dhe trajtimit të turistëve.
Në këtë listë, risi nga viti i shkuar, kishte rënie të Australisë me dy qytetet e saj, Sidnei dhe Melburn. Australianët janë të njohur në mbarë botën për mirëdashjen dhe natyrën e tyre, por duket se turistët nuk ishin të impresionuar në këto dy qytete, shkruan albinfo.ch.
Ekspertët e udhëtimit dhe turistët që kanë udhëtuar në botë, kanë dhënë verdiktet e tyre për çdo qytet që kanë vizituar, derisa si vendin më të mirë kanë zgjedhur Oslon e Norvegjisë.
Pas Oslos, është Kopenhaga e Danimarkës, ndërsa Reikjaviku i Islandës në vendin e tretë.
Tri qytetet zvicerane renditen në vendet 4, 5 dhe 6. Gjeneva ndodhet në vendin e katërt, duke u pasur nga Berna, Cyrihu, pastaj Helsinki, Roterdami, Amsterdami dhe Toronto e mbyll top-10.