Qytetet më të mira në botë për të jetuar në 2021, Vjena bie nga froni

09/06/2021 12:11 PM 0 komente

Ndikimi i Covid-19 në jetesën globale ka qenë absolutisht rrënues. Me mbi një vit pandemi, krizat e vazhdueshme shëndetësore, mbylljet e kufijve dhe bllokimet po vazhdojnë të prekin miliona njerëz në të gjithë botën.

Por disa destinacione ia kanë dalë shumë më mirë se të tjerët në menaxhimin e virusit, që do të thotë se ata që jetojnë në këto vende ishin në gjendje t’i ktheheshin normalitetit të jetesës më herët se të tjerët.

Zelanda e Re është vlerësuar më së shumti sa i përket trajtimit të pandemisë, kështu që nuk është çudi që një nga qytetet e saj të vlerësohet si qyteti më i mirë për te jetuar në botë për vitin 2021.

Auckland doli në krye në Indeksin Global të Jetesës në klasifikimin vjetor të “Economist Intelligence Unit” (EIU), me 140 qytete në të gjithë botën falë suksesit në kontrollin e shpejtë të pandemisë, duke bërë të mundur heqjen e kufizimeve e para.

Klasifikimi vjetor nuk ndoqi trendin e një viti më parë, pasi Vjena e Austrisë, e renditur e para në vitin 2018 dhe 2019, ka rënë plotësisht nga 10 vendet e para pasi u ndikua shumë nga Covid-i, dhe tani qëndron në vendin e 12-të.

Qytetet e Azi-Paqësorit dominuan 10 vendet më të mira këtë vit, edhe pse pandemia shkaktoi rënie të jetesës së përgjithshme në botë.

10 qytetet më të mira për të jetuar në botë janë:

  • Auckland, Zelandë e Re (96.0)
  • Osaka, Japoni (94.2)
  • Adelaide, Australi (94.0)
  • Wellington, Zelandë e Re (93.7)
  • Tokio, Japoni (93.7)
  • Perth, Australi (93.3)
  • Cyrih, Zvicër (92.8)
  • Gjenevë, Zvicër (92.5)
  • Melburn, Australi (92.5)
  • Brisbane, Australi (92.4)

Indeksi i jetueshmërisë rendit qytetet mbështetur në më shumë se 30 faktorë cilësorë dhe sasiorë në pesë kategori të tilla si: stabiliteti, kujdesi shëndetësor, kultura dhe mjedisi, arsimi dhe infrastruktura.

Për shkak të pandemisë, EIU shtoi tregues të rinj të tillë si stresi në sistemin e kujdesit shëndetësor si dhe kufizimet rreth ngjarjeve lokale, sportive, teatrove, koncerteve muzikore, restoranteve dhe shkollave.

Ndikimi i Covid-19 ka qenë mjaft i dukshëm në renditje, sipas Simon Baptist, kryeekonomist global në EIU.

“Ka pasur një lëkundje të madhe për sa i përket, sigurisht top 10 vendeve, por edhe në gjithë renditjen, bazuar në situatën e Covid-19”.

Azia ka disa nga qytetet më të mira për të jetuar, por edhe më pak të jetueshme.

Qytetet në Australi, Zelandën e Re dhe Japoni mbetën relativisht të hapura, me disponueshmëri të mirë të shërbimeve, ndërsa sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor ishin elastikë për shkak të një numri relativisht të ulët të rasteve, shtoi Baptist.

Kryeqyteti Hawaii i Honolulu ishte fituesi më i madh në indeks, duke u ngjitur lart me 46 vende për tu renditur i 14-ti për shkak të përpjekjeve të tij për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe administrimin e shpejtë të vaksinave. Ndër qytetet e tjera, Taipei përfundoi i 33-ti ndërsa Singapori erdhi i 34-ti.

Damasku në Siri mbeti qyteti më pak i jetueshëm në botë./ CNN

Vendet më pak të jetueshëm në botë, janë:

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of