Qytetet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike

06/11/2019 12:02 PM 0 komente
(Foto: “Cities at risk”-CDP)

Rio de Zhaneiro (35), Barcelona (30), Parisi (24), Venecia (21), Cape Town (20), Kinshasa (17), Kalkuta (16). Ne mund të vijojmë me një listë të gjatë qytetesh. Por, në të vërtetë, tabloja mund të përshkruhet me pak fjalë: asnjë qytet nuk është i sigurt.

Ndryshimet klimatike rrezikojnë të gjithë planetin, kudo. Kjo theksohet edhe në raportin e Carbon Disclosure Project (CDP), një organizatë jofitimprurëse e cila merret me mbledhjen dhe publikimin e të dhënave që lidhen me ndikimin mjedisor të kompanive dhe organizatave, por edhe qyteteve, me moton “nuk mund të kontrolloni asgjë, nëse më parë nuk kryeni matje”. Në vitin 2018, më shumë se 600 qytete ndanë të dhënat e tyre me CDP. Më shumë se 500 prej tyre raportuan mundësinë për t’u prekur nga katastrofa natyrore, si përmbytje, thatësira dhe valë ekstreme të nxehtësisë. Por më pak se gjysma (46%) kanë bërë vlerësime për të kuptuar shkallën e prekshmërisë ndaj këtyre katastrofave dhe mundësinë për t’u përshtatur.

Në raportin “Cities at risk” të CDP, publikohet një hartë botërore e qyteteve më të rrezikuara për shkak të katastrofave natyrore që lidhen me ndryshimet klimatike, por bëhet edhe një vlerësim i këtyre ndikimeve në aspektet sociale, ndër të cilat emigracioni, shërbimet në shëndetësi dhe higjienë.

“Ndryshimet klimatike, nëse nuk kontrollohen, do të shkatërrojnë edhe zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre qyteteve vitet e fundit – komentoi Kyra Appleby, global director, Cities, States and Regions në CDP. – Është e rëndësishme që qytetet të zhvillojnë rezistencë dhe të mbrojnë qytetarët e tyre nga ndikimi i ndryshimeve klimatike që po shtohen”.
“Vetëm duke matur ndjeshmërinë e tyre, vijon Appleby, qytetet mund të jenë gati të përballen me sfidën e ndryshimeve klimatike”.

Numrat në krah të çdo qyteti i referohen një indeksi, i cili përfitohet duke shumëzuar numrin e katastrofave klimatike me ashpërsinë e tyre, matur në një shkallë ashpërsie që varion nga 1 te 3. Në klasifikimin e qyteteve më të rrezikuara në krye qëndrojnë Rio de Zhaneiro, Barcelona, Torréon, Calgary e Sidnej (të gjithë me indekse që variojnë nga 27 te 35).

(Foto: “Cities at risk”-CDP)

Rreziqet sociale

Çmimin e klimës që ndryshon dhe katastrofave që lidhen me të do ta paguajë natyrisht e gjithë shoqëria. Efektet do të jenë, pak a shumë të drejtpërdrejta, në punë, shëndetësi, migrim dhe konflikte. Sipas analizës së CDP, ndryshimet klimatike dhe ngjarjet e lidhura me të do të godasin gjithnjë e më shumë popullsitë më vulnerable, do të rrisin kërkesat për shërbime publike, por do të ndryshojnë edhe migrimin dhe zhvendosjen e popullsive, si dhe do të rrisnin konfliktet, kriminalitetin dhe sëmundjet.

(Foto: “Cities at risk”-CDP)

Rritja e temperaturave është e destinuar të shtojë edhe zonat e përhapjes së viruseve, baktereve si dhe vektorët e patogjeneve dhe sëmundjeve që lidhen me to, si ebola. Vetëm disa muaj më parë, në kuadër të konflikteve, një studim i publikuar në Nature tregonte se si një rritje, në skenarin më të keq, prej 4 gradë Celsius mund të rrisë me 26% rrezikun për një konflikt.

(Foto: “Cities at risk”-CDP)

Më të përgatitur kundër përmbytjeve se sa thatësirës

Në pjesën më të madhe të rasteve, theksohet në raportin e CDP, ky është një perceptim i rrezikut të menjëhershëm dhe në afat të shkurtër, ndërkohë, vetëm me “një njohje të qartë të rreziqeve në afat të gjatë, qytetet mund të planifikojnë infrastrukturat dhe shërbimet në mënyrën e duhur”.
Dhe duke parë rezultatet e raportit, qytetet duket se janë më të përgatitura të përballen me përmbytje se sa me pasojat që sjellë një valë ekstreme e nxehtësisë dhe thatësirës.

(Foto: “Cities at risk”-CDP)

Raporti i plotë: https://www.cdp.net/en/research/global-reports/cities-at-risk

Burimi: Wired

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of