Tashmë në fushat shterpë të Nju Meksikos jugore po merr jetë pikërisht një qytet i ri planifikuar për një popullatë prej 35,000 banorësh. Qyteti do të jetë një distrikt biznesi në qendër dhe ka reshta të shumta tarracash strehimi në periferi dhe so të ketë rrugë të shtruara, parqe, qendra tregtare dhe një kishë.
Por në fakt askush nuk do ta quajë këtë vend shtëpinë e tij. Kjo është një zonë prej 24 kilometrash katrorë ka shtëpi, rrugë dhe një kishë, por që nuk do të mirëpresë asnjë banor, sepse si shumë qytete të tjera, ai është i destinuar vetëm për shkencëtarët të cilët duan të testojnë teknologjitë e reja.
Skema prej 1 miliard dollarësh, drejtuar nga firma e teknologjisë dhe telekomunikacionit Pegasus Global Holdings, do t’u dedikojë 24 kilometra katrorë eksperimenteve ambicioze në fusha të ndryshme si transporti, ndërtimi, komunikimi dhe siguria.
Gjithsesi ka shumë edhe nga ata që janë skeptikë për një testimin të tillë pa njerëz.
Sikundër referon edhe profesor Steve Rayner se “Ideja e testimit të sistemeve socio-teknologjike pa njerëz, do të sjellë rezultate të gabuara, pasi njerëzit e vërtetë nuk ndërveprojnë gjithnjë me pajisjet, siç mendon projektuesi”.