Studioja arkitekturore, Partisans, ka bërë publike planet e saj për të shndërruar qytetin kanadez të Innisfilit në “qytetin e së ardhmes”. Ajo pretendon ta arrijë një gjë të tillë duke kombinuar fibrat optike, makinat me vetëdrejtim dhe portet të cilat do të monitorohen nga dronët. Ky projekt është menduar të zhvillohet në qytetin kaandez të Innisfilit, i cili ndodhet rreth 60 kilometra larg Torontos.
Ky projekt mabn emrin “Orbita” dhe synon ta shndërrojë qytetin e vogël kanadez në “qytetin e së ardhmes”, duke përdorur një sërë teknologjish të reja por mbi të gjitha duke ruajtur gjithashtu edhe bujqësinë e cila është shumë e zhvilluar në këtë zonë. “Projekti Orbita” është vizioni ynë për të krijuar një komunitetet sa më të përparuar, ku mënyra e jetesës së këtj qyteti të vogël që merret kryesisht me bujqësi të përmirësohet akoma më shumë nga avantazhet që ofron teknologjia”, u shpreh një prej arkitektëve të studios, Partisans.
Ndryshimet e reja do të përfshijnë vendosjen e një rrjeti të fibrave optike që do të mundësojë transerfimin e informacionit në mënyrë shumë të shpejtë, duke përdorur teknologjinë optike.
Sipas studios arkitekturore, Partisans, të gjitha të dhënat që do të grumbullohen do të qeverisen më pas nga politikat e duhura për mbrojtjen e privatësisë. Ky projekt i cili do të shtrihet në një sipërfaqe prej 182 hektarësh, është gjithashtu edhe një prej proketeve ë të reja që po zhvillohen në këtë zonë.
“Ne kemi diskutuar gjithashtu edhe mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit shëndetësor, duke bërë të mundur që spitalet e këtij qyteti të lidhen me spitalet më të mëdha të rajonit duke përdorur teknologjinë që në shumë shpejt ne do ta instalojmë në këtë qytet. Gjithashtu ne mendojmë që makinat me vetëdrejtim do të shndërrohen në një prej mjeteve kryesore të transportit në këtë qytet”, tha Alex Josephson, bashkëthemeluesi i studios arkitekturore, Partisans.
Masterplani I kësaj studioje mbeshtetet nga zhvilluesi vendor, Cortel Group, dhe së fundmi ka marrë edhe miratimin e Këshillit të Qytetit të Innisfilit. Ai është një nga propozimet e shumta në Amerikën e Veriut, që synojnë t’i shndërrojnë qytetet aktuale në “qytetet e së ardhmes”, duke u bazuar në sisteme të teknologjisë së lartë, dhe në mbledhjen e të dhënave që më pas do t’i përdorin gjatë procesit të zhvillimit të qytetit.
Studioja arkitekturore, Partisans, është ndikuar nga lëvizja e shekullit të 20-të “Garden City”, e cila synonte të ndërthurte jetën urbane me atë agrare.