Qyteti më i vizituar në botë? Bangkoku lë pas Parisin….

30/09/2019 6:00 PM 0 komente

Studimi “Global Destination Cities Index” ka hartuar klasifikimin e qyteteve më të vizituara për vitin 2018… dhe surprizat nuk mungojnë.

Sipas Global Destination Cities Index 2019 (https://newsroom.mastercard.com/wp-content/uploads/2019/09/GDCI-Global-Report-FINAL-1.pdf), në bashkëpunim me Mastercard, duke iu referuar të dhënave të vitit të kaluar, Bangkoku renditet për të katërtin vit me radhë në krye të klasifikimit të qyteteve më të vizituara në botë.

Vitin e kaluar, kryeqyteti i Tajlandës mirëpriti 22,78 milionë vizitorë, të cilët qëndruan të paktën për një natë.

Më poshtë është klasifikimi i 20 qyteteve më të vizituara në botë sipas raportit të vitit 2019 të Mastercard, dhe vendeve ku turistët shpenzojnë edhe më shumë për një ditë.

Në krye të klasifikimit të “Global Destination Cities Index” (për të katërtin vit me radhë): Bangkoku. Vitin e kaluar, kryeqytetin tajlandez e vizituan 22,78 milionë turistë (2 milionë më shumë se në 2017). Parashikimi për vitin 2019 flet për një rritje më shumë se 3%. Interesante është se turistët qëndrojnë mesatarisht 4,8 net, duke shpenzuar rreth 167 euro në ditë/ për person.

Parisi ngjitet me një pozicion krahasuar me 2017. Vitin e kaluar, kryeqytetin francez e vizituan 19,10 milionë vizitorë. Sipas të dhënave të përpunuara nga Mastercard, vizitorët qëndrojnë vetëm pak ditë por shpenzojnë mesatarisht 269 euro në ditë për person.

Londra zbret në vend të tretë, ndoshta për shkak të ndikimit të Brexit. Vitin e kaluar, kryeqytetin britanik e vizituan me 19,09 milionë vizitorë, të cilët qëndruan mesatarisht 5,8 ditë duke shpenzuar 134 euro në ditë. Për vitin 2019, parashikimi i rritjes mbetet pozitiv, me më shumë se 3,47%.

Në vend të 4-t, Dubai, me 15,93 milionë turistë. Shpenzimet mesatare të një vizitori janë rreth 500 euro në ditë, shumë më shumë se në çdo qytet tjetër në botë.

Në vend të 5, qyteti-shtet i Singaporit me 14,67 milionë vizitorë. Shpenzimet mesatare të një turisti arrijnë në 247 euro në ditë.

Kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur, ngjitet me një pozicion, në vend të 6, me 13,79 milionë turistë në vitin 2018. Parashikohet që këtë vit rritja të jetë me 9,8%.

Ashtu si në klasifikimin e vitit të kaluar, Nju Jorku është i vetmi qytet amerikan në top 10. Ai renditet në vend të shtatë me 13,60 milionë vizitorë ndërkombëtarë.

Stambolli renditet në vend të 8 me 13,40 milionë vizitorë. Shpenzimet mesatare të një turisti janë rreth 96 euro në ditë.

Në vend të nëntë, Tokio. Kryeqyteti i Japonisë mirëpriti vitin e kaluar 12,93 milionë vizitorë ndërkombëtarë.

Në top 10, një tjetër qyteti i Turqisë, Antalya, me 12,41 milionë vizitorë. Qëndrimi mesatar i vizitorëve është 14 net.

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, renditet në vend të 11, me 11,25 milionë turistë.

Osaka, qyteti i madh port i Japonisë, renditet në vendin e 12 me 10,14 milionë turistë.

Meka, në Arabinë Saudite, qyteti i shenjtë i Islamit, tërheq veçanërisht besimtarët gjatë pelegrinazhit. Renditet në vendin e 13, me 10 milionë vizitorë. Ai është edhe qyteti që shënon qëndrimin mesatar më të gjatë: 14,9 ditë.

Phuket, një ndër destinacionet më të njohura në Tajlandë, renditet në vend të 14, me 9,89 milionë turistë.

Një tjetër destinacion tajlandez, Pattaya renditet në vendin e 15, me 9,44 milionë vizitorë.

Në vend të 16, Milano, me 9,10 milionë turistë (humb një pozicion krahasuar me një vit më parë.

Barcelona, mbretëresha e turizmit në Spanjë, me 9,09 milionë vizitorë, renditet në vend të 17.

Një tjetër destinacion spanjoll, në vendin e 18, Palma di Maiorca, me 8,96 milionë vizitorë.

Destinacioni më i famshëm turistik i Indonezisë, Bali, renditet i parafundit, në Top 20, me 8,26 milionë vizitorë.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, sot territor autonom i Kinës, është vend tërheqës për turizmin e biznesit dhe numëron 8,23 milionë vizitorë, duke e bërë të renditet në vend të 20. Krahasuar me vitin e kaluar, Hong Kongu ka humbur 6 pozicione.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of