Gjatë një adresimi ditën e sotme për situatën e krijuar nga koronavirusi në vend, kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet, në mënyrë që të shmanget një tjetër mbyllje.
“Ne do e fitojmë këtë luftë. Me mund të vazhdueshëm, pa u lodhur. Ju lutem të gjithëve, kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër, me çdo mënyrë. Do e kalojmë edhe këtë dimër të vështirë, dhe bashkë me të do e kalojë Shqipëria pjesën më të madh të të keqes që na zuri”, tha Rama.
Ai shtoi se me dimrin do të kalojë edhe pjesa më e vështirë e pandemisë.
Dita e djeshme dhe e sotme ka shënuar një rekord sa i përket viktimave të shënuara nga pandemia, me përkatësisht 15 dhe 13 humbje jete.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.