Brenda muajit maj Shqipëria do të jetë e hapur terësisht, ndërsa vendi do të përgatitet për sezonin e ri turistik.
“Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht. Kufijtë e Shqipërisë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turistik.
Do të hapemi por jo si tek teatri ku papritur u turr si sheshi tek përsheshi”, deklaroi kryeministri Rama në fjalën e tij në Kuvend.
Më herët, ministri i turizmit, Blendi Klosi tha në një takim me operatorët turistikë se do të angazhohej personalisht për realizimin e kërkesave dhe do lobojë që rihapja të bëhet e mundur duke filluar nga data 1 qershor, sigurisht duke respektuar protokollet e masave anti covid.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.