Rama: Deri të premten njoftohen zonat e reja gjelbra, nga 11 maji do shqyrtojmë hapjen graduale të korridoreve ajrore si dhe bareve

29/04/2020 5:22 PM 1 koment

Hapja e vendit do të vazhdojë me shumë kujdes dhe nga 11 maji do të kemi një zgjerim më të madh, tha kryeministri Rama gjatë një bashkëbisedimi sot në facebook.

Ai shtoi se po presim propozimin për zgjerimin e zonave të gjelbra, që i plotësojnë kriteret e vendosura. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do të njoftojmë për zonat e reja të gjelbërta.

Kështu është e gjitha bota, tha ai. Psh Instituti i Shëndetit Publik Gjerman sot nënvizonte se ka një rritje të zinxhirit të infeksionit në kushtet kur ka filluar hapja dhe kërkonte kufizime. Edhe Greqia nuk lejon lëvizjen nga prefektura në prefekturë.

Gjithë kjo sakrificë që kemi bërë mund të zhbëhet në një javë, ndaj do të vazhdojmë hapjen me kujdes.

Për çdo rast kemi detyrimin që t’i nënshtrohemi vullnetit të ekspertëve. Mos më kërkoni gjëra që nuk i bëj dot se është shëndeti në plan të parë, tha Rama.

Në javën në vijim do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët, lidhur me hapjen e mëtejshme të korridoreve ajrore dhe tokësore. Në 11 maj mund të kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel.

Nëse në 11 maj shohim që ka përmirësime në numrin e të sëmurëve dhe të shturarve do të marrim vendime për hapje të mëtejshme. Por, të gjithë shtetet ruajnë të drejtën e nëse, pra nëse situate nuk përmirësohet tërhiqemi.

Mbeten në proces për tu lehtësuar disa biznese shumë specifike, floktoret, berberët, dentistët që janë shumë të rrezikshme, se një klient i infekton të gjithë. Me protokollet e përgatitura do të mund të lehtësojmë këtë aktivitet.

Më pas janë Qendrat tregtare që do të lehtësohen më parë dhe në fund baret e restorantesh.

Nuk ka as ulje pensionesh e rrogash, tha Rama.

Lidhur me shpërndarjen e pagës minimale nga paketa e parë, Rama tha se atë e kanë marrë rreth 60 mijë persona. 3 mijë personave nuk u korrespondojnë NIPT-et me fazën e aplikimeve por do të jetë Drejtoria e Tatimeve që do u dedikojë një mesazh sqarues.

Tek paketa e zgjeruar janë 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in e aplikimit por edhe me ta do komunikohet që të sjellin numër kod të saktë. “Kanë vënë një numër kod që bankat nuk e lidhin dot me personin. U është kërkuar bankave të kthejnë emrat që me kod nuk janë të detektueshëm. Do komunikohet me ta”.

Këto para do të rithehen në thesar dhe më pas do t’i rikalojnë individit në llogarinë e saktë.

Emrat tha Rama kanë ardhur nga listëpagesat e kompanive. Nëse nuk e gjeni emrin duhet të drejtoheni te tatimet.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Anonymous Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Anonymous
Guest
Anonymous

Si mund ta kontrollojm Nese esht emri im ne list.