Ndihma ekonomike do të dyfishohet edhe pas pandemisë, po ashtu edhe paga minimale do të vijojë të rritet, deklaroi kryeministri Rama në konferencën “Ekonomia në fokus”.
“Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arritur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozcion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posacëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia.
Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dyfish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. Kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme”.
Më herët qeveria mori vendimin për dyfishim të ndihmës ekonomike deri në fund të pandemisë. Prej 1 janarit të këtij viti paga minimale u rrit në 30 mijë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.