1 milionë vaksina kineze anti-covid janë siguruar në vendin tonë. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke për të marrë vaksinat kineze.
“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.
Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, shkruan Rama.
Procesi i vaksinimit ka filluar me 11 janar dhe deri më tani janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 122 mijë raste pozitive dhe 2171 humbje jete.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.