Pagesat e qirave për bizneset e vogla apo familjarët që kanë ndalur punën, për shkak të koronavirusit do të ndalohen, njofton kryeministri Rama. Qiradhënësit që kërkojnë pagesën mujore të këtyre subjekteve do të penalizohen pesëfish.
“Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!
Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin!
Qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve, ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qirasë përkatëse!
Për çdo rast presioni nga qiradhënësit, subjektet qiramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve!”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Po qiraja 2-3 qind mije leke ne muaj po i zoti dyqanit ky do ushqehet ajo qira eshte per te ngrene buke shteti ben mire ti paguaje vete te gjtha se ka gjithe jeten qe e vjel popullin dhe tani eshte rasti tja ktheje mrapa dhe jo dhe jo nje pronar me nje dyqan te vogel se ato jane leke per buke
Jam pa punë që kur erdhi korona virusi në Shqipëri dhe nuk kam të ardhura