Kryeministri Edi Rama po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të kryeministrit të Landit të Bavarisë, Horst Seehofer.
Gjatë takimit mes dy delegacioneve, kryeministri Rama do të diskutojë me kryeministrin Seehofer mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe rajonit të Bavarisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional dhe atë universitar, por edhe mbi çështjen e azilantëve që mbetet një temë aktuale.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama shoqërohet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.