Situata e rënduar në ekonomi me mbylljen e një numri të madh biznesesh për shkak të covid 19 pritet të rritë edhe numrin e të papunëve në vend. Kryeministri Edi Rama tha në “Top Talk” se qeveria do të ndërhyjë për qytetarët që dalin të papunë nga biznesi i vogël dhe i mesëm.
“Kemi filluar me ata që janë më të dobët dhe me masat që kemi marrë janë për ekzistencë, jo për fitimet. Ashtu si në të gjithë botën, rritet trendi i papunësisë, sektori që ka nevojë për mbështetje si turizmi apo ndonjë tjetër. Biznesit të madh i kemi dhënë garanci sovrane që mund ta përdorë për të paguar punonjësit. Po ndjekim me shumë vëmendje lëvizjet që po bën biznesi i mesëm dhe i madh, për njerëzit që po dalin të papunë. Jemi të përgatitur për të bërë një ndërhyrje kur të jetë momenti”, tha Rama.
Qeveria po ashtu do të dalë në muajin maj në tregjet e kapitaleve për eurobondin.
“Ne do të dalim në maj në tregjet e kapitaleve, dhe do të dëshmojmë që jemi një vend i financueshëm dhe jo i shkaterruar. Ishte në plan për të bërë më parë dhe do të bëhet në kushte të vështira. Po bëjmë maksimumin për ekzestincën, të të gjithë atyre që ndihen të shqetësuar, të pasigurt, ne do të do të bëjmë gjithcka për ekzistencën në luftë”, u shpreh kryeministri.
Sipas Ramës normaliteti në jetën ekonomike nuk duhet ende nga asnjë vend në botë se kur do të ndodhë.
Masat shtreguese deri në 2 javët e para të prillit
Kryeministri Rama tha se masat shtrënguese do të vazhdojnë edhe 2 javët e para të prillit. Sipas kryeministrit pas kësaj periudhe do të rivlersohen masat, në varësi të kurbës së përhapjes të virusit.
“Cdo lëshim mund të pasohet me goditje, prilli do të jetë prova e zjarrit, vecanërisht 2 javët e para. Këto dy javë do të na tregojnë më tepër kurbën statistikore, dhe sa sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse dhe se si mund të fillojmë hapjen në myrë shumë të nfadaltë dhe graduale.
Nuk jemi në një luftë që historia ka treguar se si ndodh, por një agresion në gjithë botën, si në ushtrinë amerikane dhe në ushtrinë tonë modeste kanë vlerë zero. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të shmangur katastrofën.
Besoj se e dëgjuat mbrëmë presidentin e SHBA-ve që lajmëroi se vendi do të shtrëngohet deri në fund të prillit. Kur SHBA –të nuk janë në gjendje të japin afate konkluzive, edhe ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë. Sjellja e virusit është e paparashikueshme, po ashtu edhe mutacionet e tij. Ajo që është e rëndësishme, sot që flasim e themi me plot gojë që po bëjmë gjënë e duhur.
Nëse duhej të ishin mbyllur më herët kufijti Rama tha se virusi nuk ndalej së përhapuri.
Për sa i përket aspiratorëve, Rama tha se vendi është përgatitur për planin A, B, C në aspektin e shëndetit të njerzve. “Armiku nuk do të na gjejë në befasi, për të mos future në kolaps sistemin shëndetësor”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.