Rama përkrah Kurtin: Heqja e taksës do të jetë dita e parë e tij si kryeministër. I ka shkaktuar shumë dëm Kosovës

01/03/2020 11:48 AM 0 komente

Heqja e taksës 100 për qind ndaj produketeve serbe është gjëja më e mirë për Kosovën. Kryeministri Edi Rama ka dal në krah të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministri”, shkruan Rama në twitter.

Taksa i ka shkaktuar shumë dëm Kosovës dhe i ka shkatërruar reputacionin ndërkombëtar, vijon ai.

“Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës. Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës! Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of